Lajmet e fundit

Kryetari Veseli ngushëllon autoritetet dhe popullin francez, pas sulmit të mbrëmshëm

E Premte, 15.07.2016




Veseli: Sulmi në Nicë ishte goditje e rëndë ndaj popullit francez dhe vlerave tona të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në Nicë të Francës, i cili la të vdekur dhjetëra qytetarë të pafajshëm dhe shumë të tjerë të plagosur, duke ngushëlluar njëkohësisht autoritetet dhe popullin francez.
"Sulmi i tmerrshëm mbrëmë në Nicë, ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta. Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia, që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim. Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më unik dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global", thuhet në telegramin e kryetarit Veseli.