Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor
E Mërkure, 13.07.2016
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, shqyrtoi Projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa dhe i rekomandoi seancës miratimin e tij në parim.
Në vazhdim, komisioni vendosi për rishpallje të konkursit për zëvendësdrejtor në Autoritetin për shërbimet e ujit dhe kryesuesin e Komisionit shqyrtues në këtë institucion. Iu rekomandua qeverisë, gjithashtu, që të hartojë ligjin apo të plotësojë Ligjin ekzistues për shpronësimin e pronës së paluajtshme. Komisioni u pajtua, gjithashtu, që t'i përsëritet kërkesa Kryesisë së Kuvendit që komisoni të ketë mundësinë ta shqyrtojë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, pasi të procedohet në Kuvend nga ana e qeverisë.