Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 13.07.2016





Komisioni diskutoi lidhur me shqyrtimin e raporteve të auditimit për vitin 2015.

Është shtyrë për mbledhjen e radhës raportimi i zv. kryeministrit, njëherësh ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Për arsyet e mosparaqitjes së ministrit Shala, anëtarët e komisionit u informuan nga kryetari i Komisionit Faton Topalli, ndërkaq, është vendosur që shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të kësaj Ministrie për vitin 2015, (për të cilin ishte paraparë të raportojë sot, ministri), të bëhet gjatë mbledhjes së radhës.
Komisioni, diskutoi, ndërkaq, lidhur me klasifikimin e raporteve të auditimit për vitin 2015.
Lidhur me këtë, anëtarët e komisionit u dakorduan që stafi mbështetës i Komisionit të përgatitë raportet në bazë të prioriteteve, ndërkaq, për mënyrën e shqyrtimit të tyre, Komisioni do të diskutojë në mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, komisioni rishikoi edhe Planit Financiar të Komisionit, për të cilin vendosi që të vijohet sipas agjendës së deritashme.