Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Mërkure, 13.07.2016
U përkrah në parim Projektligji për mbrojtjen e fëmijës.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare e komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës.
Pas kësaj, projektligji do të procedohet tutje për shqyrtim edhe në mbledhje plenare të Kuvendit.
Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe disa ankesa dhe kërkesa të qytetarëve.