Lajmet e fundit
Komisioni për Integrime Evropiane
E Marte, 12.07.2016
Komisioni përkrahu katër projektligje.
Komisioni për Integrime Evropiane, drejtuar nga Njomza Emini, kryetare e komisionit, u mblodh sot për shqyrtimin e katër projektligjeve me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Pas shqyrtimit të tyre dhe vlerësimit se ato nuk bien ndesh me legjislacionin e BE-së, komisioni i procedoi tutje në Kuvend këto projektligje: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal, Projektligjin për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës, si dhe Projektligjin për rregullat e komunikacionit rrugor.
Anëtaret e komisionit kanë diskutuar edhe lidhur me ndarjen buxhetore shtesë sipas rekomandimeve të dala nga mbikëqyrja e zbatimit të ligjit për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, të cilat janë miratuar në seancë plenare.