Lajmet e fundit

Kryetarja e Komisioni për Integrime Evropiane takoi ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets

E Marte, 12.07.2016




Ambasadorja Viets, shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për të mbështetur edhe më tej Kosovën në agjendën e saj evropiane.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, takoi sot ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets. Kryetarja Emini, pasi e falënderoi ambasadoren për vizitën, e njoftoi atë edhe për aspekte nga fushëveprimtaria e Komisionit, me theks të veçantë për angazhimet që ndërlidhen me integrimet e vendit në mekanizmat ndërkombëtarë.
Në vijim të takimit, kryetarja e Komisionit falënderoi ambasadoren Viets edhe për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe përkrahjen e vazhdueshme nëpërmjet projekteve të GIZ-it për Kuvendin e Kosovës, posaçërisht Komisionin për Integrime Evropiane.
Ambasadorja Viets, ndërkaq, shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për të mbështetur edhe më tej Kosovën në agjendën e saj evropiane.