Lajmet e fundit

GGD përshëndet emërimin e Dhurata Hoxhës, ministre të Ministrisë së Drejtësisë

E Hënë, 11.07.2016




GGD-ja edhe më tej do të angazhohet që roli i gruas të avancohet. Fuqizimi i rolit të gruas, është pasqyrë e orientimit civilizues të shoqërisë tonë, kështu vlerësoi Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me rastin e emërimit të Dhurata Hoxhës, ministre e Ministrisë së Drejtësisë.

Duke përshëndetur vendimin e Qeverisë, që z. Dhurata Hoxha, të jetë pjesë e ekzekutivit, kryetarja e GGD-ës, Blerta Deliu-Kodra, vuri në pah edhe angazhimet e GGD-së për avancimin e rolit të gruas, për të qenë pjesëmarrëse aktive në jetën politike, përfshirë këtu edhe përgjegjësitë ekzekutive.

Ajo po ashtu tha se, GGD-ja edhe më tej do të angazhohet që roli i gruas të avancohet.