Lajmet e fundit

Komisioni për Integrime Evropiane

E Hënë, 04.07.2016




Ministria, vazhdimisht e ka trajtuar me seriozitet reformën në drejtësi, duke përmbushur

edhe rekomandimet e dala nga Raporti i Progresit të KE-së për Kosovën.

Qëllimi kryesor për vazhdimin e mandatit të ri të EULEX-it edhe për dy vite është për tu

siguruar, që të mos krijohen zbrazëtira ligjore, si dhe të sigurohet administrim i duhur i

drejtësisë, tha ministri, Kuçi.

Reformat në sistemin e drejtësisë, kompletimi i kornizës ligjore për luftë të

suksesshme kundër korrupsionit, si dhe mandati i ri i EULEX-it, ishin çështjet për

të cilat raportoi sot zv. kryeministri, njëherësh ministër i Ministrisë së Drejtësisë,

Hajredin Kuçi, para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane.

Takimi është kryesuar nga Njomza Emini, kryetare e Komisionit, e cila në fillim

të takimit e falënderoi ministrin për gatishmërinë e tij që të raportoj.

Duke folur për reformat në sistemin e drejtësisë, ndërkaq, ministri i Drejtësisë,

Kuçi, tha:" Reformat në drejtësi janë përqendruar në kompletimin e infrastrukturës

ligjore përmes hartimit të 44 ligjeve, kryesisht në rrafshin penal, duke përfshirë

edhe Kodin e Procedurë Penale".

Ministria e Drejtësisë, tha ai në vijim, vazhdimisht e ka trajtuar me seriozitet

reformën në drejtësi, duke përmbushur edhe rekomandimet e dala nga Raporti i

Progresit të KE-së për Kosovën.

Duke folur për hapat e ndërmarrë nga Ministria për pavarësimin dhe evitimin e

ndikimit në gjyqësor, ministri Kuçi, vuri në spikamë se me plotësim-ndryshim të

Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Ministria e Drejtësisë, nuk

është më anëtar i KPK-së, e as i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

"KPK dhe KGJK-ja, kanë pavarësi të plotë buxhetore, duke siguruar shqyrtimin e

buxhetit drejtpërdrejtë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës", tha ministri i

Ministrisë së Drejtësisë, Kuçi.

Duke raportuar për luftimin e korrupsionit, ndërkaq, ai bëri të ditur për Plotësim-

ndryshimin e një sër ligjesh që ndërlidhen me këtë fushë. Më këtë rast, ai përmendi

Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë

publik, Ligjin për prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat

zyrtarë, si dhe Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e

funksionit publik.

Në vijim, ministri raportoi edhe për mandatin e ri të EULEX-it. Lidhur me këtë, ai

nënvizoi:"Qëllimi kryesor për vazhdimin e mandatit të ri të EULEX-it edhe për

dy vite është për tu siguruar që të mos krijohen zbrazëtira ligjore dhe të sigurohet

administrim i duhur i drejtësisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje, po ashtu është që të

rriten kapacitetet në fushën e rendit dhe Ligjit në Republikën e Kosovës, rritja e

kapaciteteve në procesin e integrimeve evropiane dhe po ashtu, qëllim primar është

ruajtja e partneritetit të Kosovës me BE-në dhe SHBA-të", tha ministri i Ministrisë

së Drejtësisë, Kuçi.

Më pas, ministri u është përgjigjur pyetjeve dhe çështjeve që ngritën anëtarët e

komisionit.

Me këtë rast, anëtarët e komisionit shprehën internimin e tyre për Projektligjin

anti-mafi, si dh rolin e Ministrisë së Drejtësisë në procesin e dialogut me Serbinë.

Në fund të raportimit të ministrit, anëtarët e Komisionit u deklaruan se do ta

mbështesin Ministrinë në të gjitha iniciativat, me qëllim të funksionalizimit sa më

adekuat të fushës së drejtësisë.

Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu edhe Projektligjin për

ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe

punësimin e personave me aftësi të kufizuara, me amendamentet e Komisionit

funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.