Lajmet e fundit
Kryetari Veseli uron besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit
E Hënë, 04.07.2016
Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, ka uruar Bashkësinë Islame dhe të gjithë
besimtarët myslimanë në Republikën e Kosovës.
"Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bashkësisë
Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, ua përcjelli
urimet e përzemërta për festën e Bajramit.
Duke shënuar përfundimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, kjo festë
sublimon të gjitha vlerat dhe mesazhet morale të këtij muaji, adhurimin e Zotit të
kuptuar si dashuri, mirësi e mirëkuptim mes njëri-tjetrit, si burim të shpresës e
solidaritetit me ata që kanë nevojë për mbështetje shpirtërore e materiale, si një
mundësi për t'i forcuar edhe më shumë vlerat tona humane. Me fat Bajrami!",
thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.