Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
E Hënë, 04.07.2016
Miratohet projektligji për Rregullat e Komunikacionit Rrugor
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit u shqyrtya raporti me amendamentet e mbetura nga mbledhja e kaluar e Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit Rrugor, për të cilat, ishte i domosdoshëm konsultimi me ekspertë të fushës.
Në takim merrnin pjesë edhe deputeti Nuredin Ibishi nga Komisioni për Siguri si dhe specialistët: Habib Hasani, nga Ministria e Infrastrukturës, si dhe dhe Jeton Rexhepi, nga Policia e Kosovës.
Deputetët debatuan për një pjesë të madhe të amandamenteve , duke kërkuar sqarime edhe nga specialistët pjesmarrës. Lidhur me amandamentin 253, për marrjen e dokumentit, "Patentëshofer" nga policia, deputetja Sala Berisha e trajtoi atë si shkelje e të drejtave të njeriut.
Deputeti Nuredin Ibishi, ndërkaq, kërkoi ndryshimin e emërtimit. Pas debatit, deputetët u dakorduan se ky amandament duhet trajtuar më gjerë.
Në fund, deputetët e miratuan projektligjin në tërësi për ta proceduar për më tutje.