Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
E Enjte, 30.06.2016
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare e komisionit, shqyrtoi Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.
Raportin e paraqiti kryesuesja e grupit punues për monitorimin e këtij ligji, Mexhide Mjaku-Topalli, e cila vuri në dukje të gjeturat dhe vështirësitë që e përcjellin zbatimin e ligjit.
Bazuar në këtë, ajo më pas lexoi rekomandimet (10 sosh), të cilat u përkrahën edhe nga Komisioni.
Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi edhe Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit për vazhdimin e mandatit për katër zëvendës të Avokatit të Popullit.
Lidhur me këtë, Komisioni vlerësoi se sipas përcaktimeve ligjore, lista e propozuar për zv. avokatë të popullit do duhej të përmbante pesë kandidatë, andaj, lidhur me këtë, Komisioni kërkoi nga Avokati i Popullit, që në propozimin e radhës, listës së të propozuarve, t'i shtohet edhe një kandidat nga komuniteti jo shumicë.
Pas kësaj, Komisioni shqyrtoi edhe disa kërkesa dhe ankesa të qytetarëve.