Lajmet e fundit
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Arsim...
E Mërkure, 29.06.2016
Në mungesë të përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, nuk është zhvilluar debati publik, lidhur me Projektligjin për kinematografinë.
Dëgjimi publik, i paraparë për sot, është organizuar nga Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ndërkaq, kryetari i Komisionit Nait Hasani, bëri të ditur se ky takim, në të cilin është paraparë që të marrin pjesë të gjitha palët e interesit, është thirrur me kërkesë të Ministrisë së Kulturës.
Kryetari Hasani, vlerësoi se në mungesë të përfaqësuesve të ministrisë përkatëse, debati lidhur më këtë projektligj është i padobishëm. Ai po ashtu sqaroi se përfaqësuesit e komunitetit të artistëve, të cilët ishin prezent me këtë rast, kanë qenë të pranishëm në të gjitha takimet e mbajtura paraprakisht.
Përkundër kësaj, deputeti Shaip Muja, kërkoi që të zhvillohet debat, ndërkaq, në vijim paraqiti vërejtjet në disa amendamente të Komisionit. Po ashtu, ai paraqiti edhe pikëpamjet e tij lidhur me amendamentet.