Lajmet e fundit

Kryetari Veseli dënon ashpër sulmin terrorist në Turqi

E Mërkure, 29.06.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm terrorist në Aeroportin e Stambollit, për pasojë të të cilit humbën jetën dhjetëra qytetarë të pafajshëm dhe u lënduan shumë të tjerë.


"Ky sulm terrorist, nuk është i drejtuar vetëm kundër sigurisë së shtetit turk, por synon të krijojë efekt pasigurie në shkallë globale. Ne ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave të pafajshme dhe qëndrojmë pranë shtetit mik, Turqisë, si aleat, së bashku me gjithë botën demokratike, në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje globale", ka thënë kryetari Veseli.

 

 

Kryetari Veseli dënon ashpër sulmin terrorist në Turqi