Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 28.06.2016




Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit Rrugor, ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit.

Raportin me amendamente e paraqiti Raif Qelaj, anëtar i Komisionit dhe kryesues i grupit punues për amendamentimin e këtij projektligji.

Gjatë takimit të sotëm, është arritur që të shqyrtohen një mori amendamentesh, ndërkaq, pjesa tjetër e tyre do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës, pasi që, lidhur me to, kërkohet konsultim i më tejmë me ekspertë të fushës.

 

Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...