Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisioni për Bujqësi..

E Marte, 28.06.2016




Komisioni për Bujqësi, Pylltari,Mjedis dhe Planifikim Hapësinor , në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Salih Salihu - nënkryetar , shqyrtoi në parim Projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa, i cili projekt u shty për mbledhjen e radhës ngase u konstatua që deputetët duhet të informohen më tepër rreth këtij projektligji në aspektin e fushëveprimtarisë së komisionit.

Në pikën të ndryshme, u caktuan dy grupe punuese për monitorimin e dy ligjeve të cilët janë caktuar në fillim të vitit, sipas planit të punës për monitorim: Projektligji për ushqimin dhe ai për Kadastrin. Monitorimin e Ligjit për ushqimin do të kryesoi z. Adem Salihaj, ndërsa të Ligjit për Kadastrin, z. Murat Hoxha. U diskutuan edhe disa çështje aktuale në komision

 

 

 Nga mbledhja e Komisioni për Bujqësi..