Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 28.06.2016




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga znj. Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit, e caktoi deputetin, Nezir Çoçaj, anëtar ( nga radhët e Kuvendi i Republikës së Kosovës) të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.

Tutje Komisioni diskutoi edhe për rekomandimet buxhetore të institucioneve që bien në fushëveprim të komisionit: Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor,Instituti Gjyqësor i Kosovës, si dhe Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas. Anëtaret e komisionit u pajtuan që të përkrahet Ministria e Drejtësisë, me theks të veçantë Avokatura Shtetërore dhe Shërbimi Korrektues. Po ashtu, nga anëtaret e komisionit, u përkrah në tërësi Agjencioni për Ndihme Juridike Falas. Këshillit Gjyqësor, ndërkaq , komisioni i dha përkrahje për pozitat për gjyqtarë dhe për staf administrativ në pjesën veriore të vendit, si dhe për funksionalizimin e degës në Fushë Kosovë.

 

 

Nga mbledhja e Komisioni për Legjislacion...