Lajmet e fundit
Telegram ngushëllimi i kryetarit Veseli, për vdekjen e veprimtarit Enver Tali
E Enjte, 23.06.2016
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Tali dhe Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, për vdekjen e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare dhe të ish-burgosurit politik, Enver Tali.
"Lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe patriotit të shquar Enver Tali, na solli pikëllim të thellë. Ai dha kontribut të çmuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës, duke qenë i paepur me përkushtimin e tij për të mirën e popullit të vet. Enver Tali nuk u ndal së punuari edhe gjatë Luftës çlirimtare, duke u bërë zë i vendosur i interesit nacional.
Institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj, do ta kujtojnë me respekt të thellë Enver Talin, veprimtarin e çmuar të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Veseli.