Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 22.06.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, kryesuar nga kryetarja e komisionit, Flora Bronvina, u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.


Amendamenti 18 paragrafi 2, ishte pika e vetme e shqyrtimit të këtij projektligji.


Pas diskutimeve dhe sqarimeve nga përfaqësuesja e Qeverisë, Komisioni vendosi që paragrafi 2 i amendamentit 18 të rregullohet me ligj të veçantë.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale