Lajmet e fundit
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, takoi drejtorin i Zyrës për Etikë të Kongresit Amerikan, Omar Ashmawy
E Marte, 21.06.2016
Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, zhvilloi sot takim me drejtorin e Zyrës për Etikë në Kongresin Amerikan, Omar Ashmawy dhe me Rebecca Shoot nga Zyra Qendrore e NDI-së në Uashington.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin me NDI-në në rrafshin e transparencës parlamentare dhe mundësitë e përkrahjes së administratës në aspekte profesionale në fushën e parimeve të etikes parlamentare.
Sekretari i Kuvendit u informua për mënyrën e funksionimit të Drejtorisë për Etikë në Kongresin Amerikan dhe qasjen profesionale e kësaj drejtorie.