Lajmet e fundit

Dy nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

E Marte, 21.06.2016




Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i udhëhequr nga z.Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe znj.Aida Dërguti, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës është duke marrë pjesë në Strasbourg të Francës (prej 20- 24 qershor 2016) në punimet e Sesionit të tretë të rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe në mbledhjet e komisioneve, me theks të veçantë në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci.


Po ashtu delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar me anëtarët e delegacionit austriak në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ,të udhëhequr nga znj. Gisela Wurm - shefe e delegacionit të Austrisë.


Gjatë këtij takimi u shkëmbyen pikëpamje lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy delegacioneve si dhe u kërkua mbështetja e delegacionit austriak në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.


Gjatë punimeve të këtij Sesioni delegacioni i Kuvendit të Kosovës pritet të mbajë takime të tjera bilaterale.

 Dy nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dy nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës