Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi drejtorin i Zyrës për Etikë të Kongresit Amerikan, Omar Ashmawy

E Marte, 21.06.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot Drejtorin e Zyrës për Etikë në Kongresin Amerikan, Omar Ashmawy, me të cilin bisedoi për punën dhe zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e etikës parlamentare.


Z. Ashmawy e njohu kryetarin Veseli për përgjegjësitë dhe praktikën e punës së zyrës që ai drejton, që lidhen me parimet dhe normat e etikës parlamentare e të mekanizmave implementues, duke ndihmuar kështu institucionin në ruajtjen e integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve.


Ai po ashtu, foli edhe për angazhimet në promovimin e parimeve dhe normave të etikës parlamentare në parlamentet në zhvillim.


Kryetari Veseli, ndërkaq, falënderoi z. Ashmawy për interesimin e tij për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe gatishmërinë për mbështetje. Ai e njoftoi zyrtarin amerikan për konceptin e tij të hapjes së institucionit ndaj qytetarëve, duke rritur transparencën dhe lehtësuar qasjen e mediave, shoqërisë civile dhe publikut të përgjithshëm, në punën e Kuvendit të Kosovës. Veseli, po ashtu, konfirmoi qëndrimin e tij konstruktiv dhe bashkëpunues me të gjitha palët e përfaqësuara në Kuvend.


Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi midis institucioneve që përfaqësojnë të shënojë ritme të reja dhe të konkretizohet në një të ardhme të afërt.

Kryetari Veseli takoi drejtorin i Zyrës për Etikë të Kongresit Amerikan, Omar Ashmawy