Lajmet e fundit
Në sallën e seancave plenare shfaqet dokumentari : Lutjeve të Mëngjesit Tubimit Ndërkombëtar të Lidershipit
E Marte, 21.06.2016
Me rastin e organizimit të "Lutjeve të Mëngjesit - Tubimit Ndërkombëtar të Lidershipit", dje më 20 qershor 2016, ne sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me rastin e vizitës së pjesëmarrësve të këtij aktiviteti është shfaqur dokumentari "Lutjeve të Mëngjesit - Tubimit Ndërkombëtar të Lidershipit".
Para shfaqjes se filmit dokumentar, pjesëmarrësve të tubimit u janë drejtuar deputetet :znj. Flora Brovina dhe z. Armend Zemaj.
Deputetja Brovina, duke iu drejtuar të pranishëmve, përkujtoi fatin se në po këtë sallë më 1989 i ishte suprimuar autonomia e Kosovës; në po këtë sallë është konstituuar Kuvendi i Kosovës, pas luftës në Kosovë nga regjimi i Milosheviqit dhe intervenimit ndërkombëtar për të penguar gjenocidin ndaj popullsisë së Kosovës. Në po këtë sallë më 2008, tha ajo, është shpallur pavarësia e Kosovës, duke përmendur faktin se duke qenë deputetja më e vjetër ( në të pesë legjislaturat) e ka nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë. Brovina në vazhdim shfaqi kënaqësinë që vendi ynë ka plotësuar infrastrukturën ligjore për garantimin e të drejtave të grave dhe fëmijë, si dhe të të gjitha komuniteteve etnike në Kosovë.
Deputeti Armend Zemaj, ndërkaq, foli në emër të deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës. Ai sqaroi të pranishmit për punën e Kuvendit të Kosovës dhe të mekanizmave të saj siç janë komisionet e përhershme parlamentarë dhe ato funksionale , si dhe për mënyrën e marrjes së vendimeve në legjislativin e vendit.