Lajmet e fundit

Telegram ngushëllimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për vdekjen e ish-deputetit Tomë Hajdaraj

E Hënë, 20.06.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselij, ka ngushëlluar familjen Hajdaraj, për vdekjen e ish-deputetit Tomë Hajdaraj.


"Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllime familjes së tij, miqve e bashkëpunëtorëve politikë, për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, ish-zëvendësministrit dhe politikanit Tomë Hajdaraj.


Toma ishte shembull i politikanit dhe zyrtarit të urtë, racional dhe bashkëpunues, gjithherë në funksion të avancimit të proceseve pozitive në vendin tonë. Qoftë i paharruar kujtimi për të", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Veseli.

 

 

Telegram ngushëllimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për vdekjen e ish-deputetit Tomë Hajdaraj