Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Hënë, 20.06.2016




Komisioni për Legjislacion, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Albulena Haxhiu, kryetare shqyrtoi Raportin Vjetor të Punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2015.


Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, prezantoi Raportin Vjetor të punës për vitin 2015. Ajo tha, për gjatë vitit 2015, KQZ-ja ka pasur projekte të ndryshme, ka mbajtur trajnime të ndryshme, ka vëzhguar zgjedhje në Poloni, Shqipëri, Kirgistan, etj. KQZ-ja, e ka bërë përpilimin e planit strategjik në të cilin përfshihen të gjitha veprimtaritë për tri vitet e ardhshme. Ajo përmendi edhe sfidat e KQZ-së, për realizimin e projekteve për vitin raportues: mosintegrimi i sistemit unik të adresave në regjistrin qendror civil, mosauditimi i raporteve financiare nga subjektet politike në KQZ, objektet që shërbejnë si qendra të votimit nuk janë të qasshme për personat me aftësi të kufizuara. Daka, paraqiti edhe rekomandimet e këtij raporti vjetor: Të bëhet integrimi unik i sistemit në regjistrin civil, caktimi i një objekti të përhershëm për KQZ-në, lehtësimi i mënyrës së votimit për votuesit jashtë vendit, si dhe përcaktimi i qartë i dokumenteve identifikuese gjatë votimit.


Haxhiu, shprehu pakënaqësitë e saj lidhur me këtë raport: KQZ-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar votuesit me dokumente identifikuese të Serbisë, që paraqet një shkelje të Kushtetutës. Haxhiu kërkoi që të shpjegohen arsyet për kutitë e shumta të votimit të rinumëruara. Ajo pohoi se ka pasaktësi të listave të votuesve ( 2100 persona mbi 100 vjeç), si dhe theksoi nevojën që të rishikohen procedurat burokratike për votuesit jashtë vendit, ajo pohoi, që është e papranueshme që vetëm 2000 votues jashtë vendit që shfrytëzojnë këtë të drejtë.


Kryetarja Haxhiu, ishte kundër miratimit të këtij raporti, megjithatë raporti u miratua nga anëtarët e Komisionit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion...