Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Premte, 17.06.2016
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga nënkryetari Salih Morina, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua lidhur me gjendjen në infrastrukturën sportive. I pranishëm ishte ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit,, Kujtim Shala.
Anëtarët e Komisionit kërkuan nga ministri që të paraqesë një informatë lidhur me gjendjen në infrastrukturën sportive në vend, me theks të veçantë projektet e ministrisë në përmirësimin e saj, pasi që tash jemi anëtarë të UEFA-s dhe FIFA-s.
Ministri i MKRS-ë ,Kujtim Shala, i njoftoi anëtarët e komisionit lidhur me infrastrukturën sportive, projektet në realizim e sipër, si dhe shumë projekte të tjera që janë në fazën e studimit të fizibilitetit, sidomos për sa i përket stadiumit nacional i cili planifikohet të ndërtohet. Po ashtu ai i njoftoi anëtaret e komisionit edhe lidhur me projektet tjera qe kanë të bëjnë me ndërtimin dhe renovimin e disa sallave sportive.