Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Premte, 17.06.2016




Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare e Komisionit, shqyrtoi Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Raportin për këtë monitorim të ligjit e elaboroi znj.Mexhide Mjaku-Topalli, kryesuese e grupit punues. Ajo prezantoi punën që ka bërë grupi punues gjatë vizitave monitoruese nëpër institucionet relevante që janë kompetente të bëjnë zbatimin e këtij ligji, prezantoi të gjeturat gjatë këtij monitorimi dhe rekomandimet. Pas diskutimeve, komisioni bëri disa ndryshime në rekomandime, të cilat pasi të përgatiten nga administrata e komisionit, u vendos që raporti të miratohet në mbledhjen e radhës së komisionit.

Në të ndryshme, deputeti Nenad Rashiq ngriti problemin e Zëvendës- Avokatit të Popullit z. Bogoljub Staletoviq, i cili problem tha se është zgjatur thuajse qe tri vite dhe se duhet të zgjidhet kjo çështje.

 

 

 Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...