Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...
E Enjte, 16.06.2016
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit, u shqyrtuan: Projektligji nr. 05/L-102 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, si dhe Projektligji nr. 05/L-103 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikës së Kosovës.
Pas shqyrtimit, projektligjet u rekomanduan për votim dhe miratim në Kuvend. Kundër procedimit dhe miratimit të këtyre projektligjeve ishte kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu.