Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 15.06.2016




Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e drejtuar nga Faton Topalli, kryetar, shqyrtoi raportet kthyese të organizatave buxhetore për zbatimin e rekomandimeve të KMFP-së. Në takim deputet raportuan për ministritë e linjës, ashtu siç u janë përcaktuar.


Pas prezantimit të gjitha të gjeturave nga ana e deputetëve, komisioni ka vlerësuar se janë implementuar një pjesë e madhe e rekomandimeve, por që ende ka rekomandime të paimplementuara, të cilat duhen adresuar.


Përfundimisht, komisioni vendosi që rekomandimet t'i përcillen Kryesinë së Kuvendit, si informim lidhur me nivelin e implementimit të rekomandimeve të Auditorit dhe të KMFP-së.


Në pikën "të ndryshme", komisioni vendosi që raportin e Njësisë Qendrore Harmonizuese (NjQH) ta shqyrtojë në takimin e ardhshëm. Ndërkaq çështja e buxhetit të KMFP-së është diskutuar nëse ai mund të përdorët për angazhim të ekspertëve në mënyrë që Komisioni të jetë më efikas në punën e tij, por që shumica e anëtarëve të komisionit kanë mbajtur qëndrim se aktualisht nuk ka nevojë për angazhim të ekspertëve. Ndërsa sa i përket ftesës së fondacionit është vendosur që stafi mbështetës të marrë pjesë në këtë takim.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike