Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...
E Marte, 14.06.2016
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga znj.Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit, gjatë miratimi të rendit të ditës, komisioni vendosi që pikën 3 ta heqë nga rendi i ditës, që ka të bëjë me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Punës së Komisionit Qendror Zgjedhor për Vitin 2015, në mungesë të kryetares së këtij institucioni.
Po ashtu komisioni vendosi që të formohet grupi punues për shqyrtimin e rekomandimeve për mbështetje buxhetore të këtyre institucioneve : të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit, Gjyqësor të Kosovës, Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas të cilat bien në fushëveprimin e Komisionit për Legjislacion.
Më tej Komisioni rekomandoi procedimin për Kuvend lidhur me propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit për emërimin e anëtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Në pikën të ndryshme, Komisioni u njoftua me shkresën e dërguar nga ‘OJQ' Komiteti i Grave të Verbra dhe vendosi të ketë një takim me to.