Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 14.06.2016
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, diskutoi lidhur amendamentetin e 32-të të Projektligjit për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës, përkatësisht, harmonizimin e tij me qëndrimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Lidhur me këtë, kryetari i komisionit Mustafa, vlerësoi se për harmonizimin e qëndrimeve duhet konsultim i më tejmë me Komisionin për Buxhet dhe Financa, ndërkaq, u shpreh i bindur se deri në javën e ardhshme do të arrijnë të harmonizojnë qëndrimet.
Më pas, Komisioni shqyrtoi vërejtjet dhe rekomandimet e Sekretariatit të Energjisë, me seli në Vjenë, lidhur me disa projektligje nga pakoja e energjisë. Ndonëse vërejtjet e këtij Sekretariati, Komisionit i janë dërguar me vonesë, anëtarët e tij i mirëpritën ato dhe u shprehën të gatshëm që amendamentet e këtyre projektligjeve të harmonizohen me pakon e tretë të ligjeve të energjisë së BE-së.
Amendamentimin e këtyre rekomandimeve u vendos që ta bëjë grupi punues në kuadër të Komisionit.