Lajmet e fundit

​Kryekuvendari Veseli në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, në Bullgari

E Shtune, 11.06.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në punimet e asambleve parlamentare në Sesionin e Tretë Plenar të Samitit për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), i cili po i zhvillon punimet në Sofje të Bullgarisë.


Tema e debatit të këtij sesioni është "20 Vjet SEECP: Regjioni-realitetet e reja dhe shkëmbimi i perspektivave".


Kryekuvendari Veseli në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit regjional, sfidat aktuale në rajon dhe më gjerë. Ai më këtë rast vuri në dukje se bashkëpunimi regjional është i pashmangshëm, ngase vendet e kësaj pjese të Evropës kanë synime dhe sfida të njëjta, zhvillimin ekonomik dhe integrimi euro-atlantik.


"Republika e Kosovës është anëtari më i ri organizatës që mbledh kuvendet e shteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës jug-lindore dhe do të kontribuojë në realizimin e objektivave në njërën anë, ndërsa në anën tjetër do kontribuojë për stabilitet, paqe, dialog dhe bashkëpunimit me interesa reciproke", theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

​Kryekuvendari Veseli në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, në Bullgari ​Kryekuvendari Veseli në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, në Bullgari ​Kryekuvendari Veseli në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, në Bullgari ​Kryekuvendari Veseli në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, në Bullgari