Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 08.06.2016




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, mbajti mbledhje, të cilën e kryesoi znj. Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit nr. 05 / L-10 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të pronës me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencionit Kundër Korrupsionit.
Në mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit mori pjesë edhe udhëkeqësi i Zyrës Ligjore të Kabinetit të Kryeministrit z. Jeton Oruçi, përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare të Pronës z. Arian Krasniqi, si dhe përfaqësuesë të BE-së, OSBE-së, KDI-së dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në fillim të kësaj mbledhjeje, z. Oruçi, në cilësinë e propozuesit të projektligjit të Qeverisë së Republikës së Kosovës theksoi se projektligji në fjalë filloi së hartuari në vitin 2011 dhe se Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin në muajin shkurt 2015 dhe se Kuvendi i Kosovës këtë projektligj e ka miratuar në lexim të parë, dhe në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës ky projektligj nuk është miratuar për shkak se disa deputetë nga komunitetet jo-shumicë kërkuan informata shtesë lidhur me këtë projektligj.


Më poshtë z, Oruçi vuri në dukje se ky projektligj është i bazuar kryesisht në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe me këtë projektligj dëshiron që Agjencia ekzistuese Kosovare e Pronës të transformohet në Agjenci Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të pronës me një mandat të ri të punës së saj. Z. Oruçi në vahdim të diskutimit, theksoi se në përgatitjen e projektligjit përveç përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës morën pjesë edhe ekspertë të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të disa organizatave joqeveritare dhe të gjithë ata që ishin të interesuar të marrin pjesë në hartimin e këtij projektligjit

Në fund të fjalës së tij z Oruçi vuri në dukje se me këtë projektligj do të bëhet verifikimi dhe njëherit krahasimi e të gjitha parcelave qoftë individuale apo të subjekteve juridike deri në vitin 1999, të cilat kanë qenë të regjistruara në librat kadastralë në tërë territorin e Kosovës.


Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit i bënë shumë pyetje udhëhqësit të Zyrës Ligjore të Kryeministrit z. Jeton Oruçi, si dhe përfaqësuesit të Agjencisë Kosovare të Pronës z. Arian Krasniqi, në të cilat u përgjigjën gjatë mbledhjes.


Në fund të mbledhjes së lartpërmendur, anëtarët e Komisionit me shumicë votash vendosën që Projektligjin e lartpërmendur nr. 05 / L-10 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të mos e miratojë.

 

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim