Lajmet e fundit
Komisioni për Buxhet dhe Financa organizon tryezë diskutimi në Gjakovë
E Enjte, 09.06.2016
Komisioni për Buxhet dhe Financa, respektivisht Grupi Punues i Komisionit, në kuadër të aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Akcizën në Produktet e Duhanit, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI-në) dhe Management and Development Associates (MDA), organizon tryezë pune me temë: "Akciza në produktet e duhanit dhe revitalizimi i industrisë së duhanit në Republikën e Kosovës".
Tryeza do të mbahet, të premten, më 10 Qershor 2016 , duke filluar nga ora 10:45, në Hotel "Qarshia e Jupave" - salla e konferencave, në Gjakovë.
Nga agjenda e tryezës:
11.00 - 11.40 Fjalimet hyrëse :
Artan Murati, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Bardhyl Meta, kryesues i Grupit Punues, Kuvendi i Kosovës
Mimoza Kusari - Lila, kryetare, Komuna e Gjakovës
Avdullah Hoti, ministër, Ministria e Financave
11.40 - 12.00 Prezantimi
Bardhyl Musa, MDA
"Studimi krahasues: Akciza e duhanit në Kosovë, Rajon dhe Bashkimin Evropian."
12:00 - 12:45 Diskutim i hapur
12.45 - 13.00 Përmbledhje e diskutimit