Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi ministrin britanik për Evropë, David Lidington

E Mërkure, 08.06.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vazhduar edhe sot në Londër agjendën e takimeve me personalitete të larta shtetërore të Britanisë së Madhe.


Kështu, kreu i Kuvendit është pritur në një takim të veçantë nga ministri britanik për Evropë, David Lidington, me të cilin ka biseduar për tema që lidheshin me zhvillimet në Kosovë e rajon.


Kryetari Veseli e njoftoi z. Lidington për prioritetet e institucioneve të Kosovës, siç janë: integrimi euro-atlantik, sundimi i ligjit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve, fusha këto në të cilat kontribut thelbësor do të japin edhe MSA-ja e liberalizimi i vizave, duke i bërë qytetarët e Kosovës pjesë integrale të Evropës.


"Ballkani Perëndimor, këtu edhe Republika e Kosovës, e ka vendin në Bashkimin Evropian. Realizimi i procesit të integrimeve euro-atlantike është synim i tërë spektrit politik të Kosovës. Integrimi i rajonit në BE e bën këtë pjesë të Evropës zonë të paqes, sigurisë e prosperitetit ekonomik", theksoi kryeparlamentari Veseli.

 

 

Kryetari Veseli takoi ministrin britanik për Evropë, David LidingtonKryetari Veseli takoi ministrin britanik për Evropë, David LidingtonKryetari Veseli takoi ministrin britanik për Evropë, David LidingtonKryetari Veseli takoi ministrin britanik për Evropë, David Lidington