Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 07.06.2016
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, kryesuar nga znj. Jasmina ivkoviæ, kryetare e Komisionit, mbajti mbledhjen në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit nr .05/L-087 për Kundërvajtje, me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër korrupsionit.
Anëtarët e Komisionit kanë përkrahur pa diskutime procedimin e mëtutjeshëm të këtij Projektligji për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit gjithashtu kanë shqyrtuar Informatën lidhur me vizitën zyrtare të delegacionit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në Republikën e Kroacisë, si dhe Informatën për ekspertizën e KDI-së lidhur me Ligjin për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës (konkretisht neni 11), për përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë në Shërbimin Civil.