Lajmet e fundit
Komisioni për Legjislacion intervistoi kandidatët për drejtor të AKK-së
E Mërkure, 08.06.2016
Në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga znj. Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit, u intervistuan kandidatet e paraqitur për pozitën e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Nga 29 kandidatë, sa kishin aplikuar për këtë pozitë, 23 prej tyre iu nënshtruan intervistimit, 2 kandidatë kishin ofruar dorëheqjen me shkrim nga kandidatura dhe 4 kandidatë nuk morën pjesë në intervistim. Nga 23 kandidatet e intervistuar, në bazë të vlerësimit nga ana Komisionit dhe duke vepruar në pajtim me nenin 8 të Ligjit 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit, Komisioni vendosi që Kuvendit t'i rekomandojë për votim kandidatët: Burim Sadiku dhe Shaip Havolli.