Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 07.06.2016
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar, shqyrtoi raportet me rekomandime për katër projektligje: Projektligjin për Energjinë, Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, Projektligjin për Energjinë Elektrike, si dhe atë për Gazin Natyror.
Kryetari Mustafa potencoi: "Më së largu deri në shtator, Komisioni duhet që të fillojë me monitorimin e ndërmarrjeve publike në vend, të cilat ofrojnë mundësi të zhvillimit ekonomik".
Deputetja Sala Berisha-Shala, propozoi që të formohet një grup punues për monitorimin e Ligjit për miniera dhe minerale. Ky propozim u miratua nga deputetët. U vendos që në krye të këtij grupi punues të jetë deputetja Sala Berisha-Shala.