Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi Grupin e Miqësisë të Parlamentit Britanik me Kuvendin e Kosovës

E Marte, 07.06.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në fillim të vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, takoi Grupin e Miqësisë së Parlamentit Britanik me Kuvendin e Republikës së Kosovës.


Gjatë takimit me parlamentarët britanikë, krijimin e Grupit të Miqësisë Britani e Madhe - Kosovë, të Parlamentit të Britanisë së Madhe, kryetari Veseli e konsideroi arritje të bashkëpunimit ndërparlamentar midis dy shteteve dhe të një rëndësie të veçantë për Kuvendin e Republikës së Kosovës.


Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të të gjitha partive të të dyja dhomave të Parlamentit britanik, Lordin Tomlinson, Baroneshën Eynly, anëtarë të tjerë të dyja Dhomave të Parlamentit Britanik, si dhe ministri për çështje evropiane, David Liddington.


Kryetari Veseli u shprehu falënderime dhe mirënjohje të thella mikpritësve britanikë për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Kryetari Veseli takoi Grupin e Miqësisë të Parlamentit Britanik me Kuvendin e KosovësKryetari Veseli takoi Grupin e Miqësisë të Parlamentit Britanik me Kuvendin e KosovësKryetari Veseli takoi Grupin e Miqësisë të Parlamentit Britanik me Kuvendin e KosovësKryetari Veseli takoi Grupin e Miqësisë të Parlamentit Britanik me Kuvendin e Kosovës