Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Hënë, 06.06.2016
U shqyrtuan dy projektligje
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga kryetarja Flora Brovina, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi dy projektligje.
Pas shqyrtimit, komisioni procedoi më tej në Kuvend Projektligjin për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënëseve, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.