Lajmet e fundit

Kryetari Veseli u nis për vizitë në Austri

E Diel, 05.06.2016




Kryetari i Kuvendit do të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët me mbi 100 biznese austriake, në të cilën do të diskutohet për investimet në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u nis sot për vizitë zyrtare në Austri, gjatë të cilës do të marrë pjesë në një konferencë me mbi 100 biznese austriake. Temë e kësaj konference do të jenë investimet në Kosovë, mundësitë e të bërit biznes në Kosovë, si dhe diskutimi me investitorët potencialë.
Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryeparlamentari Veseli, janë edhe katër ministra të Qeverisë së Kosovës.