Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 01.06.2016





U shqyrtua raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2015
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Zenun Pajaziti kryetar, shqyrtoi raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
Pajaziti, tha se ky Këshill është mjaft i rëndësishëm për shoqërinë civile, si komisioni është i kënaqur me punën e tij. Ai kërkoi që të mos hezitohet, por shkeljet e të drejtave të shërbyesve civil dhe këto shkelje të bëhen publike.
Lulzim Aliaj, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, paraqiti raportin vjetor për vitin 2015. Ai theksoi se ky institucion gjatë vitit te kaluar është përpjekur t'i respektojë kompetencat. Ai shtoi se Këshilli ka realizuar bashkëpunuar me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, kemi pasur takime me gjithë kryetarët e komunave, me ambasada të ndryshme si dhe me homolog nga Turqia. Qëllimi kryesor është që të ndryshohet ligji i shërbimit civil tha ai, dhe kemi propozuar të ndryshojmë rregulloren për të pasur një proces të rregullt të rekrutimit.
Në përfundim, raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil si dhe raporti vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës u përkrahën nga deputetët.