Lajmet e fundit
Veseli: Rupert Neudeck ishte zëri, forca dhe besimi ynë në drejtësinë ndërkombëtare
E Marte, 31.05.2016
Me rastin e vdekjes së humanistit dhe mikut të madh të Kosovës, Rupert Neudeck, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur dhembjen, duke vlerësuar njëkohësisht, figurën dhe veprën e tij të çmuar, në shërbim të njerëzimit.
"Rupert Neudeck, ashtu sikurse ne, përjetoi luftën dhe jetën e refugjatit. Ai, tërë jetën e tij bëri shumë për drejtësi dhe humanizëm. Ai ishte zëri, forca dhe besimi ynë në drejtësinë ndërkombëtare", ka vlerësuar kryeparlamentari Veseli.