Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 31.05.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të cilin e kryesonte zonja Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit , janë shqyrtuar katër projektligje, siç është Projektligji nr. 05/L-081 për energjinë me amendamentet e Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-082 për gazin natyror, me amendamentet e Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-084 për rregullatorin e energjisë, me amendamentet e Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, si dhe shqyrtimin e Projektligjit nr. 05/L-085 për energjinë elektrike, me amendamentet e Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri.

Anëtarët e Komisionit kanë përkrahur pa diskutim procedimin e mëtejmë të këtyre katër Projektligjeve (për tu miratuar) në Kuvendin E Republikës së Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes anëtarëve të Komisionit nga ana e KDI-së i është prezantuar Projekt raporti i KDI-së përkitazi me Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës (konkretisht neni 11. ) për përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë ne shërbimin shtetëror. Projekt raportin në emër të KDI-së e ka prezantuar hulumtuesi i lartë z. Artan Murati.

 

 Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim