Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Shala, i përgjigjet ftesës së Komisionit për Arsim

E Marte, 31.05.2016




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, u mblodh sot për të diskutuar lidhur me raportin me rekomandime për Projektligjin për Kinematografinë, si dhe për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.


Në mungesë të kuorumit, komisioni nuk arriti t'i shqyrtojë këto raporte, edhe pse në takim ishin të pranishëm: ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, përfaqësuesit ligjorë nga Ministria e Arsimit dhe përfaqësuesit nga Qendra Kinematografike e Kosovës, të cilët nuk patën rastin të shprehin qëndrimet e tyre rreth këtyre projektligjeve.


Ministri Shala sugjeroi që të mbahet edhe një mbledhje tjetër, së bashku me palët përfaqësuese, në mënyrë që këto projektligje të shqyrtohen dhe të ecet më tutje në procedimin e tyre.

 

 

Ministri i Kulturës, Shala, i përgjigjet ftesës së Komisionit për Arsim