Lajmet e fundit
Sekretari i Kuvendit të Kosovës ,Krasniqi, priti një delegacion parlamentar hungarez
E Premte, 27.05.2016
Sekretari i Kuvendit të Kosovës,Ismet Krasniqi, priti sot në takim një delegacionin të Parlamentit hungarez, të kryesuar nga z. György Sush, drejtor i përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë dhe stafin e tij. Ky takim është rrjedhë e bashkëpunimit dhe partneritetit parlamentar përmes projektit të binjakëzimit IPA II 2014 " Mbështetje e mëtutjeshme e Kuvendit të Kosovës" dhe Memorandumit të Bashkëpunimit në mes dy administratave.
Të dy sekretarët u pajtuan se duhet të avancohen kapacitetet e administratës përmes shkëmbimit të ekspertëve dhe këmbimit të eksperiencave në proceset integruese.