Lajmet e fundit
Kryetari Veseli takoi drejtoren ekzekutive të UNOPS-it, Grete Faremo
E Enjte, 26.05.2016
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtoren ekzekutive të UNOPS-it, Grete Faremo, me të cilën bisedoi për ndihmën që Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi që nga paslufta, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit.
Kryeparlamentari Veseli falënderoi znj. Faremo për mbështetjen e organizatës që ajo drejton, duke shprehur, njëkohësisht, gatishmërinë dhe interesimin e institucioneve të Kosovës që ky bashkëpunim të vazhdojë e të thellohet edhe më tepër në të ardhmen, nga i cili Kosova ka përfitime të shumëfishta.
Në takim u bisedua, gjithashtu, edhe për procesin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK).