Lajmet e fundit

Nesër në Gjilan mbahet tryezë për akcizën në produktet e duhanit

E Mërkure, 25.05.2016




Komisioni për Buxhet dhe Financa, respektivisht Grupi Punues i Komisionit, në kuadër të aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Akcizën në Produktet e Duhanit, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) dhe Management and Development Associates (MDA), nesër (e enjte) më 26 maj 2016 , organizojnë tryezë pune në temën:

"Akciza në produktet e duhanit dhe revitalizimi i industrisë së duhanit në Republikën e Kosovës".

Koha : nga ora 10:45
Vendi: Restorant Vali Ranch - salla e konferencave, në Prilepnicë të Gjilanit.


Nga agjenda e takimit:

10:45 - 13:00

10.45 - 11.00 Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

11.00 - 11.40 Fjalimet hyrëse:
Artan Murati, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI),
Bardhyl Meta,kryesues i Grupit Punues, Kuvendi i Kosovës,
Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit,
Avdullah Hoti, ministë i Ministrisë së Financave.

11.40 - 12.00 Prezantimi :
Lulzim Gjonbalaj, MDA,
Bardhyl Musa, MDA.
("Studimi krahasues: Akciza e duhanit në Kosovë, Rajon dhe Bashkimin Evropian.")

12:00 - 12:45 Diskutim i hapur

12.45 - 13.00 Përmbledhje e diskutimit.

 

 Nesër në Gjilan mbahet tryezë për akcizën në produktet e duhanit