Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit

E Mërkure, 25.05.2016




Në vazhdimin e sotëm të mbledhjes plenare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi gjashtë raporte të institucioneve të ndryshme, për vitin 2015, për të cilat debati ishte shterur në pjesën e parë të kësaj mbledhjeje, të mërkurën e kaluar.


Kështu, Kuvendi miratoi raportin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, raportin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, raportin financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, raportin e punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, raportin e punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe raportin e punës së Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015.


Në mungesë të prezantuesit nga ana e qeverisë, ndërkaq, u shty shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961).

 Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit