Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Marte, 24.05.2016
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi kryetari z.Zenun Pajaziti, shqyrtoi raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës.
z.Pajaziti shprehi shqetësimin e tij për objektin e Televizionit publik, i cili kërkoi angazhimin e zyrtarve ligjorë për zgjidhjen e problemit të kësaj çështje, ai ndërkaq shtoi se askush nuk do të lejojë që televizioni publik të mbetet pa pronë.
z.Ismet Bexheti, kryetar i Bordit të televizionit publik, paraqiti raportin vjetor të RTK-së. I cili tha se për gjatë këtij viti kemi ruajtur pjesën programore, shikushmërinë dhe besimin e shikuesve. Ai shtoi se bordi në bashkpunimë me menaxhmentin e televizionit publik, kemi bërë ndryshimin e rregulloreve të brendëshme si dhe kemi sjell rregullore të reja. Ai po ashtu shprehu shqetësimin e tij për mos shfaqjen e programeve në digjital, për mungesë të mjetëve financiare.
Në fund u tha se duhet sa më shpejtë të bëhet zgjedhja e çështjes së transmetimit digjital.