Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim
E Marte, 24.05.2016
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, të cilin e kryesoi zonja Jasmina Zhivkoviqi, kryetare e Komisionit u shqyrtuan këto katër projektligje: Projektligji nr. 05/L/050 për kinematografinë, me amendamentet e Komisionit Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport; Projektligji nr. 05/L/077 për Regjistrimin dhe Ofrimin e Shërbimeve dhe Masave për Punësimin e të Papunëve, për Punëdhënësit dhe për Punëkërkuesit me amendamentet e Komisionit Funksional për Punë, Shëndetësi dhe Çështje Sociale; Projektligji nr. 05/L/019 për Aftësimin dhe Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, me amendamentet e Komisionit Funksional për Punë, Shëndetësi dhe Çështje Sociale; si dhe Projektligji nr. 05/L/ 096 për Pengimin e Pastrimit të Parave dhe Luftës Kundër Financimit të Terrorizmit, me amendamentet e Komisionit Funksional për buxhet dhe financa.
Anëtarët e Komisionit pa diskutim e përkrahën procedimin e mëtejmë të katër projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.